Los Angeles Lakers vazhdon ecurinë negative në NBA. Skuadra e udhëhequr nga Lebron James është mundur nga San Antonio Spurs në periodën shtesë me rezultatin 143 – 142. Lebron James arriti ta çonte sfidën në periodën shtesë duke barazuar shifrat në sekondat e fundit të kohës së rregullt me anë të një tri-pikëshi, që e çoi rezultatin në 128 – 128.
Por, Lakers nuk arritën ta mbanin ritmin në pesë minutat e mbetura dhe mbrëmja e James u kthye në një makth, pasi shpërdori dy goditje të lira që do të kishin çuar Lakers tre pikë para me vetëm 12 sekonda lojë të mbetur.
I didn’t wanna do this to you Lebron lmaoo Can’t be my GOAT…Goodnight pic.twitter.com/t21FDuiBht
— abdul (@BBBettyx2) October 23, 2018
REZULTATET E SË MARTËS
Charlotte Hornets 106 – Toronto Raptors 127
Orlando Magic 93 – Boston Celtics 90
New York Knicks 113 – Milwaukee Bucks 124
Indiana Pacers 91 – Minnesota Timberwolves 101
Chicago Bulls 109 – Dallas Mavericks 115
Memphis Grizzlies 92 – Utah Jazz 84
Washington Wizards 125 – Portland Trail Blazers 124 (OT)
San Antonio Spurs 143 – Los Angeles Lakers 142 (OT)
Phoenix Suns 103 – Golden State Warriors 123