Lajmi i fundit/ Edhe Andre Silva ikën nga Milani, detajet!

Pasi Atletiko Madrid zyrtarizoi Nikola Kaliniçin, një tjetër sulmues kuqezi është gati të largohet dhe thuajse akordi është arritur mes Milanit dhe Seviljes, sipas asaj që raporton “As” dhe “Marca”. Sulmuesi portugez, Andre Silva, që vjet ka zhgënjyer një investim prej 37 mln eurosh, pritet që të transferohet në Spanjë, te andaluzët.

Detajet ekonomike ende nuk janë bërë zyrtare, edhe pse “Marca” shkon më tej duke zbuluar se mund të shitet për 20 mln euro dhe bonuse. Do të ishte një humbje e madhe për kuqezinjtë, në terma financiarë, pasi vetëm vjet paguan thuajse 40 mln euro për të, teksa ka kontratë edhe për tre vite të tjera me kuqezinjtë.

Sakaq, ka mbetur vetëm Karlos Baka, që Vilareali ndjek, por nuk ka ndër mend të paguajë 12-13 mln euro. Megjithatë, Leonardo do të përpiqet deri në fund ta shesë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online