Elseid Hysaj në dilemat e largimit, Napoli hedh sytë nga kushëriri i mbrojtësit shkodran

E ardhmja e Elseid Hysajt vijon të mbetet pezull. Mbrojtësi shkodran është në dilemat e largimit, teksa gjuha e përbashkët për rinovim nuk por gjendet. Në tryezë ndodhet oferta e Spartakut të Moskës, e cila është duke u shqyrtuar nga lojari dhe menaxheri i tij. Në kohën kur dilemat pritet të marrin një zgjidhje, Napoli hedh sytë nga një talent i ri.

Daniel Hysaj, kushëriri i kapitenit të Kombëtares kuqezi ka rënë në radarët e klubit napoletan. Pjesë e Barit, mbrojtësi shihet si një përforcim i ekipit U17. “IamNaples.it” raporton se Napoli pritet të zyartarizojë 3 përforcime nga Bari me lojtarë të perspektivës, mes të cilëve figuron edhe emri i Daniel Hysajt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online