Emre Xhan ishte një nga transferimet më të bujshme të verës në kampin e Juventusit, ku gjermani u mor nga Liverpuli me parametra zero. Gjithsesi, mesfushori ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka arritur të jetë në dispozicion të trajnerit Alegri.
Javën e fundit që lamë pas, 24-vjeçari ka dalë në stërvitje me ekipin dhe pritej të ishte gati që në ndeshjen ndaj Fiorentinës, por trajneri i bardhezinjve nuk kërkoi të rrezikonte dhe e la pushim. Stërvitja ka vijuar për Xhan, i cili tashmë duket se është tërësisht gati për t’u rikthyer dhe besohet se do të jetë në dispozicion në sfidën ndaj Interit.
Juventusi do të luajë një sfidë mjaft delikate mbrëmjen e së premtes, ku do të presë në “Allianz Stadium”, Interin për të luajtur derbin e Italisë. Rikthimi i Emre Xhan do të jetë një “armë” më shumë për Alegrin.