Përfaqësueses së Kosovës do t’i afrohet së shpejti një përforcim mëse i nevojshëm. Bëhet fjalor për Aarijanet Muriqin, portieri 19-vjeçari i Mançester Sitit, i cili ka vendosur gjatë javëve të fundit të ndërrojë përfaqësuese, pasi në të kaluarën është aktivizuar me moshat e Malit të Zi.
Muriqi është i lindur në Zvicër dhe me origjinë nga një familje shqiptare e Malit të Zi. Portieri është formuar në akademinë e Zyrihut dhe para dy vitesh kaloi te ekipet e moshave të Sitit. Në fillim të këtij sezoni Muriqi u huazua në Holandë te NAC Breda, por dëmtimi i rëndë i Klaudio Bravos, bëri që Guardiola të thërriste në skuadër si portierin rezervë të kampionëve të Anglisë për këtë sezon.
Ditën e sotme, 19-vjeçari është paraqitur në konsullatën e Kosovës në Zyrih të Zvicrës, ku ka kryer procedurat e nevojshme për marrjen e pasaportës. Muriqi është 198 centimetra i gjatë, një gjatësi kjo që konsiderohet tepër e rrallë edhe në nivel portierësh.