LAJM I FUNDIT/ Bejzade debuton me humbje, kampionët e Superiores marrin fitoren në kohën shtesë

Ka përfunduar java e dytë e “Abissnet Superiore“-s. Përballja mes Partizanit dhe Laçit ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0 në favor të të kuqve. Skerdi Bejzade e nis aventurën e tij në krye të kurbinasve me një humbje, e cila erdhi në minutat e fundit të takimit.

Kur të gjithë prisnin që skuadrat të ndanin nga një pikë këtë mbrëmje, Maget befasoi Laçin me një goditje me kokë, e cila e ndal topin në rrjetë. Një fitore e mundimshme e Partizanit, që gjeti rrugën e rrjetës vetëm në minutën e 92-të. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online