Myrto Uzuni nuk do të jetë më pjesë e Laçit, diçka që është bërë e ditur që ditën e djeshme. Sot ka ardhur dhe zyrtarizimi nga ana e klubit kurbinas, që i uron sukses lojtarit anësor në aventurën e tij. Kujtojmë që Uzuni u shit nga skuadra e Laçit tek ekipi i Lokomotivës së Zagrebit. Një biznes i mirë për skuadrën bardhezi që mbush arkat e klubit për edicionin e ri,
“Myrto Uzuni i jep fund aventurës në Laç, duke u transferuar tek Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci. Pas një sezoni fantastik në Laç Myrto Uzuni i jep fund aventurës me ekipin tonë dhe fillon një aventurë të re në Kroaci. I urojmë sukses të mëtejshme”.
Po ashtu skuadra e Laçit ka zyrtarizuar dhe afrimin e pasuesit të 23-vjeçarit. Do të jetë Elvi Berisha lojtari që synon të mbushë hapësirën që do të lërë beratasi. Berisha transferohet nga skuadra e Leganes B. Diçka të tillë e ka zyrtarizuar po klubi teksa thuhet:
“Elvi Berisha është lojtari më i ri i Laçit. Menjëherë vjen zëvendësuesi i Uzunit. Pas largimit të Myrto Uzunit, drejtuesit mendojnë zëvendësuesin e tij duke afruar nga Leganes B, Elvi Berishën”.