Sulmuesi nga RD e Kongos, Idris Mbombo, është përforcimi i ri i Laçit, raporton Superliga Shqiptare ne Instagram. Bëhet fjalë për një sulmues 21-vjeçar, i cili sezonet e fundit ka shkëlqyer te Zesko Junajtid në Zambia. Vetëm para pak javësh Zesko ia shiti sulmuesin klubit arabo-saudit Al Shabab, për 225.000 euro, ndërsa tani sauditët me sa duket kanë vendosur ta përcjellin për në Shqipëri sulmuesin, me shpresën se vlera e tij në treg do të rritet dhe sulmuesi do të reklamohet si duhet.
Sezonin e shkuar Mbombo shënoi 17 gola – 10 në kampionat, 5 në Champions League dhe nga një gol në Superkupë e kupë, ndërsa te Shabab ka firmosur kontratë 3-vjeçare.