Laçi u rikthye te fitorja me Partizanin dhe tanimë e pret një ndeshje tjetër e vështirë, këtë herë kundër Kastriotit. Krutanët e kanë nisur mirë vitin, teksa kanë marrë tre fitore në katër ndeshje. Në dy takimet e para bardhezinjtë kanë vuajtur shumë me skuadrën që tani drejtohet nga Devolli.
Në Fushë-Krujë ishte Fangaj ai që shmangu humbjen me një gol të shënuar në minutat e fundit, kurse në sfidën e luajtur në Laç Xhixha në shtesë i dha fitoren kurbinase. Kështu që vlerësimi është maksimal për Kastriotin, edhe pse luhet në “Niko Dovana”.
SITUATA NË EKIP – Abdurrahman Fangaj dhe Fjoart Jonuzi e ndoqën nga tribuna ndeshjen me Partizanin, për shkak të probleme shëndetësore. Të dy pritet të jenë gati për takimin me Kastriotin, ndërkohë që një mungesë e sigurt është ajo e Elvi Berishës.
Sulmuesi anësor, i ishte protagonist në penalltinë e akorduar në favor të Laçit kundër Partizanit, doli duke çaluar nga fusha. Mbetet për t’u parë gjendja e tij, por kundër Kastriotit ai nuk mund të luajë për shkak të kartonëve të verdhë.