“Laçi nuk e refuzon futbollin”! Trajneri i ekipit rumun “provokon” me ftesën e hapur, ka mesazhe për futbollistët

Trajneri i ekipit të Craiovas, Marinos Ouzounidis, ka vlerësuar kundërshtarin që do të ndeshet në turin e dytë të “Conference League”. Kjo skuadër do të përballet kundër Laçit, me kurbinasit që kaluan me sukses Podgoricën në ndeshjen e kthimit. Disa këshilla më tepër kanë ardhur për trajnerin grek të Craiovas edhe nga ana e Bledar Kolës, që është ndihmësi i Ouzounidis.

Ky i fundit ka zgjedhur që të komplimentojë Laçin dhe pret shpërbërjen e ekipit shqiptar, për të luajtur në sulm frontal dhe për të mos menduar vetëm rreth mbrojtjes. “Laçi është një ekip që nuk e refuzon futbollin”, ishte ftesa e hapur që bëri Ouzounidis duke kërkuar nga kurbinasit lojën e hapur.

Gjithashtu sipas raportimit të ardhur nga mediat në Rumani, tekniku grek ka paralajmëruar mbrojtësit e Craiovas se duhet të jenë të vëmendshëm në çdo rast. Ndërkohë si për t’i dhënë zemër sulmuesve, Ouzunidis ka thënë: “Është e mundur që t’ia dilni me ata”. E gjithë vëmendja e skuadrës rumune është përqendruar te Anderlehti edhe pse do të përballen me Laçin në këtë tur, duke kërkuar përfitimin më të madh në turin e tretë të Conference League. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online