“E kam dëgjuar nga La Casa de Papel”! Trajneri i Shqipërisë tregon telefonatën me Elseid Hysajn: Po ndihej keq

Elseid Hysaj e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën e re te Lacio. Në ritin për të kënduar para shokëve të skuadrës pas afrimit të ri, mbrojtësi shkodran zgjodhi “Bella ciao” që zgjoi reagimin e ashpër të tifozëve lacial. Lojtari shqiptar është krahasuar edhe me krimbin në bazë të banderolës së shpalosur nga ultrasit e Lacios. Ndërkohë trajneri i Shqipërisë, Reja, ka treguar edhe telefonatën e marrë nga Hysaj.

“Banderola e fundit e kishte dëmtuar shumë. Po kalon momente të vështira. Nuk e mendonte se do të ndodhte diçka e tillë. Nuk është person i përkushtuar për politikën, as jashtë futbollit. Edhe në ekipin kombëtar kushdo që është në thirrjen e parë, vjen duke kënduar një këngë në shqip. Elseidi më tha se e kishte dëgjuar “Bella ciao” teksa shikonte “La Casa de Papel”, u shpreh Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online