Laçi ka bërë mjaft mirë këtë edicion dhe kundërshtarët do të bënin shumë gabim nëse nuk do i konsideronin si rival për një vend në kupat e Europës. Kurbinasit deri më tani kanë grumbulluar 22 pikë deri më tani dhe ndodhen në vendin e tretë, por ndjejnë “presionin” e Teutës dhe Kukësit që janë menjëherë pas tyre në klasifikim dhe do të luajnë sot.
Laçi është një “kockë e fortë” pasi edhe në ndeshjet që ka humbur kundërshtarët nuk e kanë pasur të lehtë. Edhe Partizani vuajti jo pak me bardhezinjtë, por në fundi arriti që t’i mposhte bë besuari e Memellit. Duhet veçuar se ishte humbja e parë e Laçit jashtë fushe.
Jo keq, pasi më parë kurbinasit kishin barazuar me Kukësin, Skënderbeun dhe Kastriotin, si dhe kishin fituar me Kamzën, Tiranën dhe Luftëtarin. Laçi mbetet aty, një rival i vështirë për të gjithë dhe një pretendo për në Kupat e Europës. Nuk do të ishte aspak habi, pasi në vitet e fundit skuadra e presidentit Pashk Laska ka marrë pjesë disa herë në arenën ndërkombëtare, ku ka mundur që të kalojë dhe ture.
NDESHJET E LAÇIT NË TRANSFERTË
Kukësi-Laçi 1-1
Skënderbeu-Laçi 1-1
Kastrioti-Laçi 1-1
Kamza-Laçi 0-1
Tirana-Laçi 0-1
Luftëtari-Laçi 0-1
Partizani 0-1 Laçi