Laçi, kjo Europë e fituar! Në Belgjikë për të treguar dinjitetin, la shenjën dhe shembullin për t’u ndjekur

Laçi do të përballet në turin e tretë të Conference League ndaj Anderlehtit në transfertë. Ndeshja e parë mes ekipeve ka përfunduar në shifrat 0-3 për gjigandët belg dhe qartësisht është skuadra e Kompany që ka siguruar kualifikimin. Asnjë histori për t’u diskutuar sa i përket fazës së “Play-Off”, por shumë për të folur rreth ecurisë. Kurbinasit dalin kokë lartë nga Europa me shenjën e lënë dhe shembullin për t’u ndjekur nga ekipet shqiptare pasi eliminuan Craiovan.

Një kundërshtar ku lojtarët paguhen me 400 mijë euro në sezon dhe me vlerën totale që kalonte 20 milionë euro në vlerën e skuadrën, por Laçi arriti t’i thyente për të shkaktuar tronditjen e madhe në Rumani. Kjo dëshmi vjen për të treguar një rritje të futbollit shqiptar në Europë, ndërsa transfertë kundër Anderlehtit luhet për dinjitet dhe për të përdorur këtë ndeshje sa i përket reklamimit më të mirë të lojtarëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online