Ndryshime në formacion, Alijev dhe Kale titullarë

Në ndeshjen me të kuqtë tekniku serb ka projektuar disa ndryshime. “Sport Ekspres” mëson se Kale dhe Alijev do të jenë risitë e Milinkoviç, teksa kjo dyshe ka qenë pjesë e skemave të stafit teknik në seancën e djeshme stërvitore. Kale e ka lënë pas dëmtimin e marrë para Superkupës dhe tashmë ka bindur për të marrë një fanellë titullari. Në krahun tjetër Alijev ishte vendimtar me 11-metërshin e fituar në ndeshjen me Kamzën dhe e ka lënë pas ngërçin psikologjik, duke qenë i gatshëm për të zbritur në fushë nga minuta e parë. Milinkoviç do të ulë në stol Ndriçim Shtubinën dhe Hair Zeqirin. Dyshimi i vetëm lidhet me aktivizimin e Albi Allës, i cili është në luftë në kohen për të qenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme. Edhe pse është bashkuar me grupin, 24-vjeçari ende nuk është në formën e tij më të mirë.

Formacioni i mundshëm i Kukësit (4-4-2)

Koliçi – Hallaçi, Shameti, Hoxha (Alla), Imami – Bakaj, Musolli, Kërkotiç, Kale – Guri, Alijev

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online