Laçi humbet një lojtar me vlerë të madhe, presidenti i FSHF ndjek nga stadium sfidën me Egnatian

Laçi është duke u përballur kundër Egnatias atje ku pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura. Kurbinasit ishin shumë pranë avantazhit me anë të Guindo, por gjuajtja e sulmuesit do të pritej nga Puja, që reagoi në mënyrë fantastike për të evituar golin.

Humbja më e madhe për Laçin është Zarubica. Ky i fundit ishte një gjetje e madhe e kurbinasve në merkato, ndërsa ka lënë takimin pak minuta para mbylljes së pjesës së parë dhe gjendja dukej vërtet shqetësuese. I ndihmuar nga stafi mjekësor, Zarubica ka dalë nga fusha dhe nuk mund të ecte dot normalisht. Nga krahu tjetër këtë sfidë po e ndjek edhe presidenti i FSHF, Armand Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online