Laçi fiton e arrin Kukësin, Kamza tani është në krizë

I mjafton Uzuni dhe Rexhinaldos Laçit që të marrë pikë të plota për të tretën ndeshje radhazi, këtë herë ndaj Kamzës. Në praninë e një numri të lartë tifozësh, kurbinasit shënuan suksesin e radhës në shtëpi dhe tani arrijnë Kukësin e vendit të dytë me pikë, por me kampionët që kanë një ndeshje më pak. Në pjesën e parë dy ishin episodet për t’u veçuar, me Plakun që fillimisht gjeti traversën për miqtë dhe pak minuta më vonë, një karton i kuq që ndezi situatën. Një faull i akorduar në hyrje të zonës së Kamzës, nuk u prit mirë nga lojtarët miq, me Frashërin që e teproi me protestat. Kryesori Beqiri pasi i tregoi të verdhin fillimisht, i dha të kuqin, duke lënë kamzalinjtë me 10 lojtarë. Për pak minuta drejtuesit e Kamzës diskutuan që të tërhiqeshin nga ndeshja, por më pas takimi rifilloi.

Ritëm i ulët për minutat e mbetura. Në pjesën e dytë ndeshja foli për vendasit, që normalisht në superioritet numerik gjetën dhe gola. Fillimisht një harkimi Shtubinës u kthye në gol nga fieraku Uzuni, që gjeti rrjetën e tij të tetë për këtë sezon. Kamza nuk kishte çfarë të humbiste,m por nuk ia doli që të vendoste ekuilibrin. Në sekondat e fundit, mungonte dhe një gol i të zakonshmit Rexhinaldo, që shkoi në kuotën e 12 golave, po aq sa Bakaj. Situatë aspak e mirë për Kamzën, që tani ka plot 5 ndeshje që nuk fiton dhe mban vendin e 7-të me 34 pikë.

Laçi 2–0 Kamza

Shënues: Uzuni 70′, Rexhinaldo 90+1′

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lushkja (Kallaku 46′), Lulaj, Eskerda (Jonuzi 75′), Nika (Xhixha 87′), Rexhinaldo, Uzuni. (Të gatshëm: Vata, Shala, Bushi, Prodani).  Trajner: Gentian Mezani.

Kamza: Abdyli, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Idrizaj, Arrabal, Ymeri (Malaj 59′), Rezi (Imeri 74′), Plaku, Fukui, Raçiç. (Të gatshëm: Gjonikaj, Leo Lelis, Mehmeti, Fili, Agalliu). Trajner: Ramadan Ndreu.

Kartonë të verdhë: Sefgjini 29’/ Arabal 16′, Çukoviç 17′, Frashëri 18′, Raçiç 59′

Karton i kuq: Frashëri 18′

GOLAT

70’ – Harkim i bukur nga e djathta, Uzuni kërcen mbi të gjithë dhe tregohet i saktë duke gjetur golin e avantazhit, ndihmuar dhe nga dalja jo e saktë e portierit mik.

90+1’ Sulmuesi tregohet i saktë, i ndodhur i vetëm me portierin mik, për të dyfishuar rezultatin.

EPISODI

Faull afër zonës së Kamzës, fituar nga Uzuni, por Kamza protestoi ashpër. Më i egri në protesta ishte Frashëri, i cili u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë, por vijoi të protestonte ashpër dhe thuajse pati kontakt me arbitrin, i cili i tregoi edhe kartonin e dytë të verdhë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online