Lushnja zgjat një pjesë, Dediç nderon Teutën në shtesë

Lushnja premtoi lojë të ndershme, edhe pse ka rënë nga Superiorja, dhe sot e mbajti deri diku fjalën, sepse kundër Teutës luajti fort dhe shkoi deri në 2 gola avantazh, me Cankën.

U duk se skuadra durrsake do të fundosej edhe më keq, por me qetësi erdhi kthesa.

Fillimisht Hila shkurtoi në fund të pjesës së parë me 11-metërsh, ndërsa në pjesën e dytë Gjorgievski barazoi në minutën e 60-të. Më pas Lushnja u tregua bujare, hapësira pa fund dhe raste flagrante të humbura nga Teuta, që goditi në shtesë, me Dediç që transformoi bukur një goditje dënimi.

Lushnja – Teuta           2-3

Shënues: Canka 15′, 34’/ Hila 45 (11-m), Gjeorgievski 60′, Dediç 90’+3

Lushnja: Bejte, Magani, Premçi, Bufazi (Korreshi70′), Ruço, Branica (Taullau 83′), Papa, Gava, Mone, Canka (Çela 69′), Pepa. (Të gatshëm: Spaho, Përgjini, Meto, Bizhyti). Trajner: Dritan Çuko.

Teuta: Moçka, Gjeorgievski, Shkalla, A. Bilali (Kruja 41′),Hakaj, Hila, Hrkaç, Dediç, Beqja (Vila 79′), Latif, Lajthia (Peqini 57′). (Të gatshëm: Kastrati, D. Bilali, Lika, Hugo). Trajner: Gentian Begeja

Kartonë të verdhë: Gava 22′ Branica 82′, Koreshi 90’+2

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online