Laçi e Kukësi bëhen “aleatë” para ndeshjeve në Europa League. Dy skuadrat do të zhvillojnë një tjetër miqësore mes tyre, këtë herë ne stadiumin e qytetit të Pogradecit, Gjorgji Kyçyku”. Kjo përballje do të zhvillohet të shtunën, prej orës 17:00.
Të dielën e shkuar këto dy ekipe u ndeshën në Librazhd dhe atë sfidë e fituan kurbinasit me gola të Turkajt dhe Deliut. Këto miqësore u shërbejnë shumë trajnerëve Sulejman Starova dhe Ernest Gjoka në prag të sfidave të Europës.
Kukësi do të përballet në transfertë me Debrecen, kurse Laçi pret izraelitet e Hapel Ber-Sheva. Dy rivalë të fortë për të dyja skuadrat, por ato do provojnë shanset e tyre për t’u kualifikuar në turin e dytë të Europa League.
E enjte, më 11 korrik 2019
Ora 17:30 | Laçi-Hapoel Ber Sheva
Ora 19:00 | Debrecen-Kukësi