La pas dëmtimin, Kelmendi rikthehet me Medalje të Artë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Majlinda Kelmendi ka fituar Medaljen e Artë në Tel Aviv, duke treguar dhe njëherë tjetër se është një nga xhudistet më të mira në botë. Sportistja 27-vjeçare shton kështu numrin e medaljeve të saj dhe është një nga sportistet më të suksesshme të viteve të fundit. Kelmendi mungoi në disa gara për shkak dëmtimi, por tani është rikthyer dhe duket në formë optimale.

Kelmendi mposhti në finale rivalen Gili Gohen, për të fituar sërish Medaljen e Artë në peshën e saj. Sporti i xhudos nuk është shumë i përhapur në Shqipëri, por Kelmendi po mban lart emrin e saj, të Shqipërisë, por dhe të këtij sporti, me paraqitjet e saj të shkëlqyera në çdo eveniment ku garon. Në të ardhmen, Kelmendi premton edhe shumë medalje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *