La në shtëpi Balotelin dhe Boateng në Serinë B, vlerësim i lartë për Kastratin: Di të vonojë lojën

Citadella u kualifikua në finale të Play Off të Serisë B, edhe pse u mposht me rezultatin 2-0 nga Monza e Berlusconit. Në këtë skuadër luan portieri shqiptar Elhan Kastrati, i cili u aktivizua që nga minuta e parë.

Në pjesën e parë, Kastrati ishte një nga më të mirët në fushë në radhët e Citadellas, teksa shpëtoi shumë herë nga goli skuadrën e tij. Megjithatë në të dytën, 24 vjeçari e pati të pamundur të ndalte golat e Balloteli dhe Alessandro.

Sipas “Tuttomercatoëeb”, Kastrati meriton notën 6, pasi paraqitja e tij ishte e mirë në pjesën e parë, por e dobët në pjesën e dytë. Megjithatë, vetëm një lojtar i skuadrës së Citadellas mori notën 6.5, çka tregon se Kastrati nuk ishte fajtori për këtë humbje.

“Në pjesën e parë vuri dorezat dhe bëri disa pritje. Në pjesën e dytë vuan shumë dhe pëson dy gola. Por di si të luajë dhe të vonojë lojën”, shkruhet në vlerësim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online