“Ishte me fat që takoi Juriç”, ish-lojtari skeptik për Rrahmanin: Kisha dyshime për kalimin te Napoli

Amir Rrahmani priti gjatë për të bërë debutimin e tij me Napolin. Pas atij sezoni të parë të shkëlqyer me Veronën, transferimi i tij i bujshëm te të kaltrit bëri që të pritej shumë prej tij. Por në fushë për herë të parë me ekipin e Gatuzos do të zbriste vetëm në fillim të vitit 2021. Megjithëse pati një fillim të vështirë, tashmë mbrojtësi shqiptar është përshtatur me lojën e ekipit.

Në një prononcim për “Il Sogno Nel Cuore”, ish-futbollisti i Veronës, Sasha Bjelanoviç ka folur ka folur për këtë transferim të kapitenit të Kosovës. Kroati fillimisht e ka parë me skepticizëm kalimin e Rrahmanit te Napoli, ndërsa shton se pati fatin që trajner të kishte një njeri si Juriç në sezonin e parë në Serie A.

“Rrahmani? Unë kisha disa dyshime në lidhje me lëvizjen nga Verona në një ekip si Napoli dhe për karakteristikat e tij të mbrojtjes prej tre personash. Ai erdhi nga një futboll kroat që nuk ishte shumë taktik dhe ishte me fat të takonte Juriçin. Ai nxori më të mirën e tij”, ka thënë Sasha Bjelanoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online