Analiza e Kategorisë Superiore / “Fitues ose humbës”, është dita vendimtare e sezonit

Sot është dita vendimtare. Ajo që mund të mbyllë llogaritë për titullin ose që mund ta çojë dilemën e kampionit në ditën e fundit. Me matematikën që lejon për momentin edhe mundësinë e një finishi të katër skuadrave me pikë të barabarta.

Laçi-Teuta dhe Partizani-Vllaznia janë dy ndeshjet që do të vendosin fatin e kampionatit. Kësisoj, ne në FSHF kemi analizuar tre situata për të luajtur me numrat para dy ndeshjeve.

Partizani-Vllaznia do të jetë një ndeshje, në të cilën skuadra që vendos të bëjë presing të lartë mund të ketë një avantazh ndaj kundërshtarit. Siç mund të shihet nga grafiku, Partizani dhe Vllaznia humbin më shumë topa sesa dy skuadrat e tjera në 35 metrat e para të fushës. Një element shumë i rëndësishëm kur krahasohet me faktin se përveç humbjes së shumë topave në pjesën e parë të fushës, dy ekipet në fjalë janë edhe ato që nuk rikuperojnë shumë shpesh topa përpara. Dhe në këto kushte ndoshta, ndryshimi i strategjisë mund të ketë rëndësinë e saj.

Situata e ndeshjes Laçi-Teuta është e ndryshme: skuadra e Durrësit jo vetëm që e ka pikë të fortë presingun e lartë, por gjithashtu di të sillet më mirë edhe kur është nën presion. Kjo, mes katër të parave të renditjes, është një situatë unike, sepse statistikat e Laçit janë të ngjashme me ato të Partizanit dhe Vllaznisë.

 

Gjuajtjet nga jashtë zone

Nëse ka një skuadër që bën diferencën me gjuajtje nga jashtë zonës, është Partizani. 31% e saktësisë në gjuajtjet nga distanca është diçka që duhet të merret në konsideratë. Laçi dhe Vllaznia kanë më shumë vështirësi në këtë renditje: përqindjeve të ulëta të gjuajtjeve në portë i shtohet edhe fakti i përpjekjes për të gjuajtur nga distanca disa herë. Nga ana tjetër, Partizani gjuan disa herë nga distanca, por me përqindje shumë të mira.

 

Gjuajtjet nga distanca, por në të kundërt

Lejimi i goditjeve nga distanca është një element pozitiv për mbrojtjen: sa më shumë goditje nga distanca, aq më e vështirë është për kundërshtarët të shënojnë. Kështu që kini parasysh vlerat e Laçit dhe Partizanit: ata marrin më shumë goditje nga kundërshtarët e tyre, por edhe më shumë goditje nga distanca. Vllaznia dhe Teuta kanë mbrojtje që lejojnë më pak goditje dhe për këtë arsye janë më të mira në përgjithësi, por Partizani dhe Laçi, që pësojnë më shumë gjuajtje nga distanca, kanë mbrojtje që lejojnë goditje të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online