Sezoni i ri i La Ligës spanjolle do të nisë me datë 18 gusht dhe do të ulë siparin me 24 maj. Shorti është hedhur dhe ekipet kanë mësuar kundërshtarët e parë. Kampionët e Barcelonës do ta nisin në transfertën baske kundër Atletiko Bilbaos, që është edhe përballja më e fortë e javës së parë.
Në transfertë e nis edhe Real Madrid. Djemtë e Zinedin Zidan do të udhëtojnë drejt Galicisë për t’u ndeshur me Selta Vigon vendase, ndërsa Valencia-Real Sociedad është një tjetër përballje e fortë.
Disi më të lehtë do ta ketë ekipi i Diego Simeones. Atletiko Madrid e nis kampionatin në shtëpi dhe do të presë Getafen javën e parë.
“El Clasico” e parë midis Barcelonës dhe Realit do të zhvillohet javën e 10-të me 27 tetor në Camp Nou, ndërsa sfida e kthimit në Madrid do të luhet me datë 1 mars, që korrespondon me javën e 26-të.
29 shtatori do të na dhurojë derbin e Madridit midis Realit dhe Atletikos (java e shtatë) në Wanda Metropolitana, ndërsa sfida e Santiago Bernabeut do të luhet me datë dy shkurt.
? ¡Apunta la fecha de #ElClásico de #LaLigaSantander 2019/20!
? JORNADA 10 ?
? JORNADA 26 ? pic.twitter.com/E5S0Ccklxh— LaLiga (@LaLiga) July 4, 2019