“Kyçet vetëm në dhomë në ditën e ndeshjes, nuk do askënd tjetër”! Kademi tregon “misterin” e Silvinjos: Jam te Shqipëria që nga 1993, por kështu nuk kisha parë

Fatos Kademi është pjesë e Shqipërisë dhe FSHF që nga 1993, përgjegjësi i bazës materiale në ekipet kombëtare ka parë dhe diskutuar shumë me lojtarët dhe trajnerët në gjithë këto vite. Në një intervistë për “Koha Shtesë” në “Sport Ekspres”, Kademi ka treguar edhe një sekret që shton misterin mbi Silvinjon. Në ditën e ndeshjes, trajneri rri vetëm në dhomë dhe nuk del me grupin tjetër në fushën e blertë. Askush nuk e di realisht se çfarë bën Silvinjo në ato moment, ndoshta një lutje apo besytni, apo një studim pa e shqetësuar askush. (Shiko intervistën e plotë në videon më poshtë)

“Silvinjo ka një zakon, në ditën e ndeshjes do të rrijë vetëm. Ne ia kemi mundësuar një dhomë të veçantë që Silvinjo të qëndrojë vetëm, si në shtëpi, por edhe në transfertë. Në ditën e ndeshjes, Silvinjo qëndron për disa kohë vetëm, edhe pa ndihmësit e tij, nuk do askënd në dhomë. Nuk del as në stërvitje kur bëjnë nxehmjen lojtarët, as në parapërgatitje. Del vetëm pesë minutat e fundit para ndeshjes që t’i jap këshillat e fundit lojtarëve. Unë po shkoj 53-vjeç dhe kam kaluar shumë trajnerë te Shqipëria, por që nga 1993 që jam këtu e deri tani, motivim si i Silvinjos nuk kam parë për lojtarët”, tha Kademi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online