Josip Kuzhe mbante gjithmonë shallin kuqezi, Kademi tregon “fiksimin” që ka Silvinjo gjatë ndeshjeve: Uji me gaz dhe pa etiketë

Fatos Kademi është pjesë e Shqipërisë dhe FSHF që nga 1993, përgjegjësi i bazës materiale në ekipet kombëtare ka parë dhe diskutuar shumë me lojtarët dhe trajnerët në gjithë këto vite. Në një intervistë për “Koha Shtesë” në “Sport Ekspres”, Kademi ka treguar edhe një sekret që shton misterin mbi Silvinjon. Në ditën e ndeshjes, trajneri rri vetëm në dhomë dhe nuk del me grupin tjetër në fushën e blertë. Askush nuk e di realisht se çfarë bën Silvinjo në ato moment, ndoshta një lutje apo besytni, apo një studim pa e shqetësuar askush. (Shikon e videon e plotë të intervistës këtu)

“Silvinjo ka një zakon, në ditën e ndeshjes do të rrijë vetëm. Ne ia kemi mundësuar një dhomë të veçantë që Silvinjo të qëndrojë vetëm, si në shtëpi, por edhe në transfertë. Në ditën e ndeshjes, Silvinjo qëndron për disa kohë vetëm, edhe pa ndihmësit e tij, nuk do askënd në dhomë. Nuk del as në stërvitje kur bëjnë nxehmjen lojtarët, as në parapërgatitje. Del vetëm pesë minutat e fundit para ndeshjes që t’i jap këshillat e fundit lojtarëve. Unë po shkoj 53-vjeç dhe kam kaluar shumë trajnerë te Shqipëria, por që nga 1993 që jam këtu e deri tani, motivim si i Silvinjos nuk kam parë për lojtarët.

Ka edhe një “fiksim” tjetër. Në çdo ndeshje, Silvinjo pi ujë të gazuar. Nëse hapni kamerat dhe shihni filmimet, ai nuk e do ujin me gaz me etiketë, e do pa etiketë, pa logo. Është i fiksuar pas ujit me gaz dhe unë mundohem direkt sa mbaron bidonin e parë. Të njëjtën fiksim ka pasur edhe Kuzhe, por me ndryshim nga Silvinjo, kishte shallin”, tha Kademi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online