Ky “harkëtari” i Legias së Varshavës! Ernest Muçi bën gati shënjestrën, rrezikohet edhe Crevena Zvezda

Si mund ta përshkruajmë me një fjalë Ernest Muçin e Legias? Harkëtari! Me siguri që ish-futbollisti i Tiranës e përligj më së miri këtë cilësim. Dy gola ka shënuar në këtë sezon të ri dhe të dy ishin kopje të njëri-tjetrit. Në momentin kur Legia duket e pashpresë, vjen “harkëtari” për të goditur shënjestrën në pozicionet e pamundura. Këtë e bëri edhe kundër Dinamos së Zagrebit atje ku arriti që të barazonte shifrat në 1-1.

Por në mbrëmjen e sotme, në 21:00, do të luhet ndeshja e kthimit me gjigandët kroat. Favorizimi për Legian është se do të luajë në shtëpi, ndërsa pritet që Ernest Muçi ta nis si titullar këtë përballje që vlen për turin e tretë në “Champions League”. Fituesi i këtij çifti do të përballet me triumfuesin e çiftit tjetër, Sherif Tiraspol-Crevena Zvezda që në ndeshjen e parë u mbyll po me shifrat 1-1. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online