Ky është Kastrioti i ri!

Krutanët nisen sot drejt Pukës, aty ku do zhvillojnë fazën përgatitore. Afrime të shumta në ekip, ndërkohë që ikën Beci

Bujar Balliu

Tri ndeshje miqësore të zhvilluara deri më tani, tre rezultate të ndryshme, ndërkohë që në të tria këto takime tekniku Nikaj ka provuar formacione të ndryshëm nga njëri-tjetri, por skema e përdorur në miqësoren ndaj Laçit rezultoi më efikasja dhe me shumë gjasa do të jetë më e mundshmja të përdoret edhe në kampionat, normalisht duke pësuar edhe ndryshime të vogla gjatë rrugës. E shtuna ishte dita e fundit e përgatitjeve në Krujë, pasi sot skuadra pritet të udhëtojë drejt Pukës, aty ku do të kryhet një fazë intensive përgatitore.

LËVIZJET E FUNDIT
Menjëherë pas ndeshjes të së shtunës, nigeriani Lukman Husein ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi njëvjeçare me krutanët, duke e kaluar me sukses testin. Ndërkohë ka edhe largime, pasi Dritmir Beci, i cili pak dit më parë u prezantua si një afrim në radhët e krutanëve, nuk do të jetë më pjesë e Kastriotit. Arsyeja e largimit nuk bëhet me dije. Krutanët pritet të kryejnë dhe 2-3 afrime cilësore që të bëjnë diferencën dhe kontaktet me disa futbollistë nga Superiorja nuk mungojnë. Nëse do arrihet akordi, atëherë ata do të udhëtojnë direkt drejt Pukës, ku ekipi do të krutan do të zhvillojë fazën përgatitore

Lista e Kastriotit
PORTIERË: ERKAN SPAHIJA, KLAJDI KUKA
MBROJTËS: ERGI BORSHI, VILSON LILA, RIGERS HOXHA, LUKMAN HUSSEIN, SOKOL NEZIRI, XHULJAN NDREU, ALIS BOCI, EMILJANO ÇELA, REMZI KEQI
MESFUSHORË: SKËNDER LILAJ, XHYNEJT ÇUTRA, DENIS XHAFERRI, SOKOL MZIU, ENDRI MUÇMATA, ALBERT CACA
SULMUES: ENCO MALINDI, DENIS DYCA, TAULANT MARKU, DUNMOJE KABIRU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online