Akuza për mashtrime dhe dorëheqja e bordit drejtues! Juventusi mund të rrëzohet në Serinë B, vendimin e fundit e jep gjykata

Juventusi është në telashe të mëdha. I gjithë bordi drejtues i klubit torinez dha dorëheqjen dhe hetuesit tani kanë gjetur një vrimë në buxhetin prej 34 milionë eurosh që mund të shkaktojë pasoja të mëdha. Pas Calciopoli-t të famshëm kur ra në Serie B, Juventus po kalon periudhën më të vështirë në historinë e tij.

Tashmë 10 persona nga drejtuesit e klubit me Andrea Agnielli dhe Pavel Nedved kanë dhënë dorëheqjen, por Prokuroria po heton buxhetin e klubit. Gazetarët e Gazzetta dello Sport pretendojnë se një “vrimë” me vlerë 34 milionë euro është zbuluar në “thesarin” e skuadrës që fitoi titullin nëntë herë radhazi, në periudhën 2012-2020.

Hetuesit mësuan gjithashtu se shtatë milionë euro do të vinin nga transaksionet me Atalantën, një shumë që nuk ishte buxhetuar kurrë. Italianët thonë se këto para do të ishin rezultat i “operacionit Romero-Demiral dhe blerjes së Kulusevskit”.

Gjithashtu, prokurorët duan të dinë se çfarë ka ndodhur saktësisht me atë shumë prej 19 milionë eurosh, që Juventus ia premtoi Cristiano Ronaldos gjatë pandemisë. Juve thuhet se i premtoi yllit portugez 17 milionë funte (19.63 milionë euro), megjithëse zyrtarët e klubit kanë rënë dakord me lojtarët për të ulur pagën gjatë periudhës katërmujore të izolimit që filloi në mars 2020. Veç kësaj, hetuesit duan të vërtetojnë se ulja e pagave ka ekzistuar vetëm “në letër” dhe jo në realitet.

Prokuroria e Torinos është pranë përfundimit të hetimeve, të cilat në fund të nëntorit 2022 çuan në regjistrimin në regjistrin e të dyshuarve të ish-zyrtarëve apo aktualë të Juventusit, përfshirë Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe Fabio Paratici. Prokurorët identifikuan praktikën e “shkëmbimeve të rreme” të lojtarëve. Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi rrezikon rënien në Serinë B nëse akuzat konfirmohen në gjykatë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online