“Kushton sa gjithë klubi ynë”, Advokat i mrekulluar nga madrileni

Emrin e Martin Odegard kishim kohë pa e dëgjuar. Talenti norvegjez është blerë te Reali i Madridit që në moshen 16-vjeçare. “Los Blancos” e kanë parë të arsyeshme ta huazojnë në “Eredivise”. Vitese ka qenë ekipi që ka pasur fatin të përfitojë nga talenti i tij.

Me ekipin holandez këtë vit ai është ndalur në shifrën e 11 golave dhe 12 asisteve. Odegard ka qenë një element thelbësor në kualifikimin e Viteses ne fazën e “Play-Off” për një vend në Europa League.

Ne gjysmëfinalen ndaj Groningen ai i dha kualifikimin me golin dhe dy asistet e tij, me ndeshjen, që përfundoi me rezultatin 3-1. Vitese do të ndeshet në finale me Utrehtin e drejtuar nga Dik Advokat. Trajneri holandez “ngre” në qiell talentin holandez kur shprehet se Zoti ka dhuruar një talent të madh.
“Martin është një talent i jashtëzakonshëm, një dhuratë nga Zoti. Ai do të kushtonte 20-25 milionë euro. Aq kushton i gjithë klubi i Vitese. Është lojtar, që ke kënaqësinë ta shikosh. Ti mendon se ai nuk ka ku të shkojë, bën një lëvizje spektakolare, pastaj një tjetër dhe del i lirë para portës. Këto lloj lojtarësh vendosin ndeshjet”, u shpreh Advokat për yllin e Realit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *