Kushton 0 euro dhe sërish askush nuk e do, karriera e çuditshme e Rei Manajt që dikur stërvitej me Lionel Mesin

Karriera e Rei Manajt është jo pak e çuditshme. Sulmuesi ka kaluar ulje-ngritje të shumta, por mund të thuhet se “lindi me këmishë” teksa ishte pjesë e Interit në një moshë fare të vogël. Manaj nuk arriti dot që ta shfrytëzonte këtë mundësi dhe shpejt do t’i duhej të largohej nga zikaltërit.

Kur të gjithë e menduan “të përfunduar”, vjen ai kalim te moshat e Barcelonës. Për shkak të gjendjes kaotike të katalanasve, Manaj iu bashkua edhe ekipit të parë, ku në një verë të miqësoreve para sezonale, Rei shënoi më shumë gola se të gjithë yjet e tjerë. Kalimi te Ëatfordi rezultoi një dështim i madh dhe tani Manaj është pa kontratë.

Çdo ekip që kërkon të nëshkruajë me Manaj ka mundësinë që ta marrë atë falas, pa paguar para në një ekip tjetër. Por pavarësisht kësaj lehtësie, Rei mbetet ende pa skuadër dhe duket qartazi se interesimet nuk janë të shumta për të. Është vetëm 26 vjeç dhe kapriçot që ka pasur dikur si adoleshent, po i kthehen në këtë moment të karrierës. Shembulli tipik i asaj shprehje ku thuhet se vetëm talenti nuk mjafton… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online