Është sulmues që bie në sy lehtë, por nuk shënon dot lehtë! Mba duhet të rregullojë veten, pak shembull nga Dwamena

Christian Mba është një sulmues që bie në sy lehtë. Forca e tij e fizikut, dyluftimet me kundërshtarët dhe mënyra sesi u largohet aty me topin në zotërim, janë padyshim aftësi që te çdo sulmues janë për t’u adhuruar.

Megjithatë vetëm kjo nuk mjafton. Detyra kryesore e sulmuesit është që të shënojë dhe Mba ka treguar se nuk arrin dot lehtë te goli. Sikur të paktën një rast nga mundësitë e tij të shumta me Bate Borisov të shkonte në rrjetë, ndoshta historia e kualifikimit në Champions League do të kishte marrë rrjedhë tjetër. Mba duhet të marrë sadopak shembull nga Dëamena.

Pavarësisht se Egnatia u eliminua nga Conference League, ky sulmues mbajti ritmin e kampionatit dhe aktualisht është një prej lojtarëve që ka shënuar më shumë gola në Conference League. Tre gola në dy ndeshje, por kjo statistikë nuk do të vazhdojë të rritet pasi Egnatia është eliminuar. Mba duhet të përmirësojë veten dhe kjo fillon që nga transferta në Andorrë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online