Kushti në kontratë e kthen përsëri te Parma, Dermaku pritet të vendosë për të ardhmen e tij

Kastriot Dermaku ka mbyllur sezonin e tij me Leçen pa arritur objektivin e rikthimit në Serie A. Klubi italian është eliminuar në fazën play off, duke sjellë kështu qendrimin në Serie B edhe sezonin e ardhshëm. Ngjitja në elitë ishte edhe një prej kushteve të kontratës së nënshkruar në tetor nga Dermaku.

Leçe do të ushtronte të drejtën e blerjes me detyrim në fund të këtij sezoni nëse do të siguronte një biletë për në Serie A. Por diçka e tillë nuk ndodhi dhe mbrojtësi shqiptar kthehet përsëri te Parma pas përfundimit të huazimit. Tashmë Kastriot Dermaku duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

Parma në sezonin e ardhshëm do te jetë pjesë e Serie B dhe hapësirat për lojtarin kuqezi me shumë mundësi nuk do të mungojnë, por mbetet për tu parë nëse dëshira e 29-vjeçarit është qendrojë në këtë kategori apo të provojë një eksperiencë të re në një kampionat tjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online