Dëmtimet sjellin përsëri ndryshime në listën e Kombëtares U21, Bushi hedh sytë nga futbolli shqiptar

Kombëtarja shqiptare U-21 ka nisur të martën grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve që janë në program në muajin qershor, atë ndaj Andorrës në transfertë për eliminatoret e Kampionatit Europian 2023, dhe miqësores ndaj Bullgarisë po jashtë fushe. Skuadra është grumbulluar në hotel “Dyrrah” në Durrës, ndërkohë që paraditen e të enjtes ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ramen Çepele ka pasur probleme fizike dhe i është nënshtruar analizave mjekësore. Lojtari po mbahet nën vëzhgim nga stafi mjekësor dhe do të vlerësohet në vazhdimësi nëse do të jetë ose i gatshëm dy ndeshjet e radhës me U-21.

Gjithashtu, edhe mesfushori Kristjan Asllani, i cili ka qenë i pranishëm në grumbullim ka pasur probleme fizike. Pas konsultave me stafin mjekësor, është arritur në përfundimin se Asllani nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet që Kombëtarja U-21 do të zhvillojë, duke lënë kështu grumbullimin me Kombëtaren.

Në këto kushte, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë mbrojtësin 17-vjeçar, Marçelino Preka, i cili është bashkuar që sot me kuqezinjtë. Ky nuk është ndryshimi i vetëm pasi qysh në fillim të grumbullimit u largua sulmuesi, Ernest Muçi, i cili pati gjithashtu probleme dëmtimi dhe nuk mund të rikuperohet për të luajtur këto dy ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online