“Kush më zhgënjeu? Nuk i them me emra se u ngel hatri”, Hasanbelliu konfirmon Martinin: Do ndryshojmë, por jo trajnerin

Teuta eliminohet nga Conference League pas humbjes së dytë radhazi të marrë kundër Shamrock Rovers. Irlandezët kanë triumfuar me shifrat 0-2, duke përparuar në fazën “play off” të kompeticionit më të ri të UEFA-s. Presidenti i durrsakëve, Edmond Hasanbelliu, ka dhënë një prononcim pas ndeshjes për “ABC News”, ku tregon përshtypjet që i ka lënë ekipi i tij. Kreu i kampionëve të Superiores premton ndryshime, por jo në stolin e trajnerit.

“I zhgënjyer? Skuadër e fortë ishte Shamrocku-, ne bëmë maksimumin por nuk ia dolëm dot. Këto janë skuadra që kanë qenë në kampionat, dhe fizikisht janë më lart se ne. Në fillim besoja se mund t’ia dilnim. Çfarë nuk funksionoi te Teuta? Fizikisht nuk janë mirë. Do ndryshojmë, do ndryshojmë diçka, por jo ndryshim trajneri. Kush më zhgënjeu më shumë? Nuk them emra se i ngel hatri, por janë disa“, është shprehur Edmond Hasanbelliu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online