“Kush luan kundër nesh jep 110%“, flet Dermaku: Shoh më shumë uri, në Serie B nuk ka ndeshje të lehta

Kastriot Demraku ka lënë pas dëmtimet dhe tani po rikthehet titullar në fushën e lojës me fanellën e Leçes. Mbrojtësi shqiptar ka folur për mediat në Itali, ku tregon ecurinë e tij dhe të skuadrës. Futbollisti i Kombëtares kuqezi shpjegon se gara në Serinë B do të jetë e fortë dhe se kundërshtart japin gjithmonë 110% nga vetja kur përballen me Leçen. Sipas Dermakut verdhekuqtë kanë më tepër uri këtë sezon, pasi synojnë ringjitjen në Serie A.

“Do të jetë një garë e mirë dhe do të duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Kush luan kundër nesh vë gjithmonë 110%. Ndeshja me Ternanën? Ata shënuan shumë dhe do të shohim se si do të jetë kjo ndeshje, asnjë lojë e Serisë B nuk është e lehtë.

Trajneri është shumë i interesuar për aspektin psikologjik dhe e kupton përparimin mendor më mirë se ne. Ai tregon se ekziston rreziku i uljes. Krahasuar me vitin e kaluar, në përgjithësi, shoh më shumë uri dhe më shumë kohezion edhe sepse në të kaluarën vinin nga një rënie nga kategoria. Dëshira është aty, të bëjmë diçka të rëndësishme, tullë pas tulle me punë të madhe, pastaj të shohim se ku mund të arrijmë”, ka thënë Kastriot Dermaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online