VIDEO/ Marrin vendin e parë dhe presin fitoren e Realit, Interi është 90 minuta larg kualifikimit që nuk e arrin prej 10 vitesh

Interi ka mposhtur mbrëmjen e sotme me Shaktjorin e Donjetskut. Zikaltrit kanë bërë detyrën dhe kanë fituar me rezultatin 2-0, duke siguruar kështu tre pikë që e dërgojnë në krye të klasifikimit. Edin Xheko po tregon se nuk ka asgjë më pak se Romelu Lukaku, teksa sot ka tundur dy herë rrjetën në “Xhuzepe Meaza“. Fillimisht boshnjaku shënon në minutën e 61-të, ndërsa vetëm 6 minuta më pas mbyll historinë e këtij takimi.

Me këtë trepikësh të marrë ndaj ukrainasve, Interi kthen sytë nga Moldavia, atje ku presin një fitore të Realit të Madridit për të nisur festën e kualifikimit. Kalimi për në fazën e 1/16-ve është vetëm 90 minuta larg për ekipin e Inzagit, që nuk arrin të kalojë fazën e grupeve që prej 10 vitesh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online