Kurtua padit gazetën spanjolle: Gënjeshtra, shihemi në gjykatë!

0

Një lajm i publikuar në numrin e sotëm të gazetës spanjolle “El Pais”, solli një reagim të menjëhershëm të portierit belg Tibo Kurtua. Në shkrimin e kësaj gazete thuhej se Kurtua ishte shprehur kundër ardhjes në klub të dy ish-trajnerëve të tij te Çelsi, Antonio Konte dhe Zhoze Murinjo.

Mesa duket e gjithë historia ka qenë një trillim. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Tëitter”, Kurtua e ka cilësuar shkrimin e “El Pais” si të pavërtetë dhe paralajmëroi se do të kërkoj dëmshpërblim në rrugë ligjore.

“Dua të reagoj ndaj informacionit të publikuar sot në “El Pais”. Një shkrim i mbushur me gënjeshtra që më kanë goditur mua si profesionist. Shpresoj të marr një dëmshpërblim të drejtë pas veprimeve ligjore”, shkroi Kurtua.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.