Çelsi duhet të vendosë sa më parë për të ardhmen e Tibo Kurtua. Portieri belg i ka lënë londinezëve një afat dhe deri më tani nuk ka një përgjigje. Blutë duhet të marrin parasysh se dëshira e portierit është të rikthehet në Francë dhe se nuk ka ndërmend të rinovojë, ndaj nëse nuk e lënë të lirë këtë verë, atëherë do ta largohet në fund të sezonit të ardhshëm si lojtar i lirë.
Kjo nuk është shumë e leverdishme për Çelsin, që po tenton me çdo mënyrë ta bindë portierin Kurtua të pranojë rinovimin. Belgu dëshiron të jetë pranë fëmijëve të tij në Madrid dhe zor se do të bindet të qëndrojë. Së fundmi një mesazh e ka dhënë edhe vetë menaxheri i tij, Kristof Henrotai.
“Ua kemi bërë të qartë pozicionin tonë drejtuesve të klubit. Nuk kemi ndërmend të rinovojmë kontratën. Duhet të pranojnë ofertën e Realit, që është e konsiderueshme, dhe të lejojnë që Kurtua të bëjë ëndrrën realitet. Në të kundërt, duhet të dinë se po mbajnë një lojtar pa dëshirë dhe motivim në skuadër. Verën e ardhshme do ta humbasin me parametra zero”, ka thënë i prerë menaxheri i portierit.