Kurs edukimi dhe 5 mijë paundë gjobë, lojtari i Leister dënohet për një “cicërimë”

Mesfushori i Leister Sitit, Hamza Çoudhuri është gjobitur me 5 mijë paundë dhe është dënuar me detyrim paraqitje në një kurs edukimi për shkak të disa postimeve që ka bërë në rrjetet e tij sociale në vitin 2013. 21-vjeçari ka qenë vetëm 15-vjeç në atë kohë, por FA ka vendosur ta dënojë.

Në ato postime, Çoudhuri ka shkruar disa komente raciste, edhe pse me shaka, të cilat nuk janë pritur mirë nga Federata Angleze e Futbollit. Një nga postimet, shkruante: “Pse njerëzit me ngjyrë janë të shpejtë? Sepse ata që janë të ngadaltë, ndodhen në burg!”.

Kjo gjë është konsideruar e papranueshme nga FA, e cila e ka dënuar mesfushorin e Leisterit. “Komentet e bëra nga futbollisti i Leister Sitit në rrjetet sociale nga data 20 qershor 2013 deri më 10 maj 2014, janë konsideruar si ofenduese dhe raciste. Lojtari është dënuar me detyrim paraqitjeje në një kurs edukimi dhe me 5 mijë paundë”, shkruante FA në deklaratën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *