“Kurrë nuk do ta kisha dhënë atë penallti“, Pioli akuzon arbitrin pas humbjes: Nuk e kuptoj pse nuk i pa pamjet, tani duhet të pranojmë vërshëllimat

Stefano Pioli është paraqitur përpara gazetarëve pas humbjes 1-2 kundër Atalantës. Milani u mposht në “San Siro“ dhe u eliminua kështu në çerekfnale të Kupës së Italisë. Trajneri i kuqezinjve ka shprehur pakënaqësi për arbitrimin. Pioli ka thënë se nuk do ta kishte akorduar kurrë atë penallti në favor të Atalantës dhe shpreh çudinë se si vetë arbitri nuk shkoi të rishikonte në monitorin e VAR-it.

“Unë kurrë nuk do ta kisha dhënë një penallti për Jimenezin nga fusha, sepse kisha ndjesinë se Mirançuku u hodh vetë. Për mua nuk është një penallti dhe e kam të vështirë ta kuptoj përse u konfirmua. Nuk e kam parë dorën përfundimtare, por këtu gjithashtu e kam të vështirë takuptoj se si të paktën nuk shkoi ta shihte përsëri (rastin në VAR).

Të dhemb të eliminohesh. Duhet t’i pranojmë vërshëllimat. Është e pashmangshme që ne nuk do të duartrokitemi. Duhet të përveshim mëngët dhe të bëjmë më mirë“, ka deklaruar Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online