Gjimshiti shkëlqeu ndaj Milanit, vlerësimi i medias italiane: Joviçi thjesht e gudulisi, bëri mbyllje të ndaluara për ata me zemër të dobët

Atalanta ka mposhtur Milanin në transfertë dhe ka siguruar kualifikimin për në gjysmë-finale të Kupës së Italisë. Nga minuta e parë në fushën e lojës ishte i pranishëm edhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu kundër kuqezinjve, duke qenë ndër më të mirët në lojë. “Tuttomercatoweb“-i e ka vlerësuar paraqitjen e Gjimshitit me notën 7.

“Ai rrethoi të gjitha hapësirat qendrore me disa mbyllje të ndaluara për ata me zemër të dobët, shihni atë në limite ndaj Leaos të nisur drejt portës. Sa i guximshëm aq edhe efektiv. E bllokon edhe rrugën për te Kalabria, Joviçi i paarritur e gudulis. Ai i jep të njëjtin trajtim edhe Zhirusë“, ka shkruar “Tuttomercatoweb“-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online