“Asgjë nuk arrihet rastësisht”, Duka uron ekipin e femrave të Vllaznisë për titullin: Projekti serioz të shpërblen

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar skuadrën e Vllaznisë për femra, që u shpall kampione e Shqipërisë për të tetin sezon radhazi.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar, përmes një telegrami urimi dërguar presidentit të KFF Vllaznia, Lazër Matija, i ka shprehur përgëzimet më të sinqerta ekipit kuqeblu për këtë arritje, teksa thekson se asgjë nuk arrihet në mënyrë rastësore dhe se kjo arritje është rezultati konkret i punës së palodhur, angazhimit të madh dhe besimit të thellë.

Presidenti Duka shpreh vlerësimet maksimale për punën e shkëlqyer që klubi shkodran ka bërë në këto vite, pasi kjo tregon fare mirë se një projekt afatgjatë dhe serioz të shpërblen.

“Përfitoj nga rasti për t’i shprehur përgëzimet e mia më të sinqerta ekipit tuaj, që siguroi titullin Kampion të Shqipërisë për futbollin e femrave. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dëshiroj t’ju dërgoj urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e këtij suksesi, lojtarët, stafit teknik, stafit mjekësor e administrativ dhe tifozëve të Vllaznisë.

Asgjë nuk arrihet në mënyrë rastësore, dhe triumfi juaj është tërësisht rezultati konkret i punës së palodhur, angazhimit të madh dhe besimit të thellë.

Vlerësime maksimale për punën e shkëlqyer që keni bërë në këto vite dhe kjo tregon fare mirë se një projekt afatgjatë dhe serioz të shpërblen. Edhe njëherë urime dhe suksese të mëtejshme në kompeticionet e UEFA-s”, – shprehet Presidenti i FSHF-së në urimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online