Kurbelo: Të paktën nuk pësuam gol. Shkurtaj luan pas dhjetorit

Zëvendëstrajneri i Luftëtarit, Luis Kurbelo, ka folur pas barazimit kundër Vllaznisë, duke e pranuar se nuk ishte ndeshja më e bukur e mundshme, por paraqitja jo e mirë e Luftëtarit ishte edhe meritë e Vllaznisë. Kurbelo gjithsesi e konsideron pikë pozitive: “Një ndeshje që rrodhi në këtë mënyrë. U munduam të merrnim fitoren, por Vllaznia luajti mirë dhe na u imponua me lojën e saj. Ritmi i lojës sonë nuk ishte i mirë, nuk ishte ndeshje e shkëlqyer për ne, por të paktën nuk pësuam gol.

“Loja me kundërsulm më efikase? Çdo ndeshje ndryshon nga të tjerat. Sot luajtëm më mirë sesa në Laç, e vendosëm Vllazninë në vështirësi, por rezultati nuk iu përgjigj asaj që dhamë në fushën e vet.

“Ku është Luftëtari në këtë moment? Është ende herët për t’i ndarë skuadrat në pretendente për titull dhe në skuadra për mbijetesë. Unë mendoj se Luftëtari nuk do të rrezikojë qëndrimin, por është herët për të përcaktuar sa larg mund të shkojmë.

“Nunjez? Nuk bëri një ndeshje të mirë, e pranoj, edhe pse nuk ishte gjithçka për fajin e tij.

Shkurtaj? Ka një problem me transferimin e tij dhe mendoj se deri në dhjetor nuk do jetë në dispozicion, ndaj nuk kam ç’të them për të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online