Kurbelo nuk ka dyshime: Luftëtari, gati për fitore

Për Kristal Abazajn vendoset sot, nëse e nis apo jo nga minuta e parë. Gjirokastritët duan të marrin 3 pikët me çdo kusht në fushën e tyre

Gëzim Beqiri

Ekipi i Luftëtarit ka zhvilluar një stërvitje të shkurtër dje paradite, më shumë me ushtrime fizike e taktike. Pas kësaj seance, ndihmëstrajneri Luis Kurbelo doli në një konferencë për shtyp, ku foli për takimin e sotëm me Kamzën në Gjirokastër. Për këtë ndeshje ai deklaroi: ”Nesër (sot) do të luajmë disi ndryshe nga takimet e mëparshme. Ka tjetër vendosje ekipi, kur luan në transfertë dhe tjetër në fushën e tij. Kjo është e imponuar edhe nga ekipi kundërshtar, pasi ndaj Kamzës është një ndeshje e rëndësishme që duhet fituar patjetër, sepse përcakton vazhdimësinë në këtë kampionat, ndaj do të futemi në fushë për të marrë tri pikët. Për të arritur këtë skuadra po sillet shumë mirë, po evoluon dhe po bën progres nga ndeshja në ndeshje. Këtë gjë e kemi konstatuar gjatë ditëve të stërvitjes, duke u bindur se do të jetë lojë e bukur dhe me shpresën e madhe për fitore. Ishte me vlerë për ne ndërprerja e kampionatit jo vetëm për arsyen se na u dha mundësia të përgatitemi më mirë, por edhe të rikuperojmë disa futbollistë me probleme shëndetësore, të cilët kanë ardhur në formën e duhur sportive. Të gjithë futbollistët janë të gatshëm për t’u aktivizuar dhe të përgatitur për të na dhënë fitoren. Për aktivizimin e Kristal Abazajt nuk mund ta them tani, nëse do ta fillojë lojën nga minuta e parë. Ai ka ardhur në Gjirokastër natën vonë dhe pasi të konsultohem me të, do të vendos. Normalisht, është pak i lodhur, por deri në orën e ndeshjes mund të jetë i aftë ta përballojë atë. E sigurt është se do të jetë në protokoll, ndërkohë që edhe për futbollistët që do të jenë titullarë e kam një parashikim, por gjithçka komunikohet pak para fillimit të lojës. Rëndësi ka që do të futemi në lojë me mendimin fitues dhe duhet të shënojmë sa më parë. Loja jonë do të ketë karakter sulmues”.
Formacioni i mundshëm:
Miraka, Toledo, Beqiri, Rapa, Rapo, Aleksi, Ramadani, Bregu, Brahimaj, Rroca, Abazaj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online