“Kur nuk besoi Vllaznia te titulli, ta bëjmë ne?”/ Duro këshillon: Kastrioti të bëjë kujdes se ka toleruar

Trajneri i Laçit, Duro, ishte i ftuar në emisionin “Fair Play” që moderohet nga ana e Enkeleida Zekos. Në analizën e bërë për Superioren, tekniku i kurbinasve është i matur me fjalët e tij dhe nuk premton për titullin kampion përpara kohe. Këtu hiqet edhe një vijë paralelizmi me Vllazninë që i ka dhënë mundësinë ndjekësve për t’u afruar ndjeshëm, pavarësisht shkëputjes fillestare. Në fund Duro kishte një këshillë edhe për Kastriotin që duhet të luftojë në këto ndeshje pasi ka toleruar me kundërshtarët.

“Ta fitoj Laçi titullin kampion këtë vit? Po kur nuk besoi Vllaznia që ishte 10 pikë para te titulli, si të besojmë ne? Si mund të themi ne fjalë më shumë që po e ndjekim? Unë mendoj se do të jetë luftë e fortë shumë mes tre ekipeve, do të zgjasë deri në javët e fundit të kampionatit. Kemi Partizanin që po merr rezultatet pozitive, por ka qenë gjatë gjithë kohës aty si pretendent. Kastrioti duhet të bëjë kujdes se ka toleruar. Duhet të mos harrojë se me dy humbje do rrezikohet shumë”, tha Duro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online