VIDEO/ Rezultate që nuk gjejnë vend për llogjikë, PSG humbet në shtëpi pasi shkatërroi Barcelonën

Vetëm pesë ditë kanë kaluar nga ajo fitore spektakolare e PSG-së në transfertën ndaj Barcelonës. Ndeshja e vlefshme për “Champions League” dhe që kishte rëndësinë më të madhe për këto skuadra do të përfundonte në shifrat 1-4 në favor të kampionëve francez.

Një përballje kjo ku Mbape ishte i pandalshëm për rivalët duke bërë gjithçka donte në fushën e blertë. Por në sfidën e kampionatit kundër Monakos, ekipi i Pochetinos ka humbur në shifrat 0-2. Diop dhe Maripian ishin autorët e golave që i dhanë tre pikët skuadrës që drejtohet nga Niko Kovac.

Ish-trajneri i Bajernit meriton notën “10” për studimin që i kishte bërë Mbapes, pasi ky i fundit nuk arriti për asnjë moment që të bënte diferencën në fushën e blertë. Sa i përket leksionit ndaj Poketinos, kjo nuk është hera e parë që ndodh pasi Kovac e kishte mundur më parë në shifrat 2-6 gjatë ndeshjes Totenhem-Bayern. PSG mban kështu vendin e tretë në kampionat me dy pikë më shumë se Monako ndjekëse, por katër pikë larg vendit të parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online