“Kur koka shkon përpara, pjesa tjetër e ndjek”, Reina paralajmëron Strakoshën: Dua të jem deri në fund protagonist

Që pas ardhjes së Pepe Reinës në verën e shkuar situata nuk është më e njëjtë te Lacios. Hierarkitë tashmë kanë ndryshuar dhe Strakosha ka humbur vendin e tij të titullarit. Portieri spanjoll ka fituar besimin e trajnerit Inzagi dhe duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë vendin e tij mes shtyllave deri në fund të sezonit. Këtë e konfirmon në një intervistë për “Futbol Emotion”, ku rrëfehet për karrierën e tij.

Diferenca e kampionateve – “Në Angli mbrojnë më pak, në Itali ritmi është më i ulët, me më shumë pushime. Sidoqoftë, mënyra se si të luash në Gjermani dhe Angli është krejtësisht e ndryshme, me më shumë ritëm”.

Titullar te Lacio- “Pasioni që kam për atë që bëj më ndihmon të qëndroj në nivelet më të larta, së bashku me pushimin dhe ushqimin e duhur. Deri në fund dua të jem protagonist“.

Kundërshtari më i frikshëm- “Unë mendoj se kundërshtari më i frikshëm ishte Drogba. I mbaj mend duelet midis Liverpool dhe Chelsea si lojëra të këndshme për të luajtur, por të komplikuara. Dhe Drogba gjithmonë më shkaktonte kaq shumë probleme”.

Shëndeti mendor- “Çfarë më ndihmon më shumë midis trupit dhe kokës? Kur koka shkon përpara, pjesa tjetër e ndjek. Kur jeni në një moment të mirë dhe keni besim, është shumë më lehtë të ndiheni mirë edhe fizikisht. Dhe kjo mbi të gjitha për një rol të përgjegjshëm si portier”.

Tiparet e preferuara- “Më pëlqejnë portierët që shërbejnë thellë, që futen në linjat pasuese, të cilët nuk kufizohen vetëm në topa të larta. Unë mendoj se kjo e bën ndryshimin në një rol si portieri, i cili tani është bërë edhe më i vështirë se më parë”, ka deklaruar Pepe Reina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

2 thoughts on ““Kur koka shkon përpara, pjesa tjetër e ndjek”, Reina paralajmëron Strakoshën: Dua të jem deri në fund protagonist

  1. ha ha ha me beri per te qesur ky plaku ;po te shte aq i mire se hiqnin si papier de toilette nga napoli dhe ekipi tjeter ;; i pame cfare pritjesh k bere me belget ne liguen e kampobave hongri gola koti ;;po te shte strakosha gazetaret italiane do ta kritikonin por jane tyca ; y eshte kti prandaj lazio eshte ne vendine 7 dhe nuk do te luaje vitin tjeter ne liguen e kampionave ;;;meci

  2. ha ha ha me beri per te qesur ky plaku ;po te shte aq i mire se hiqnin si papier de toilette nga napoli dhe ekipi tjeter ;; i pame cfare pritjesh k bere me belget ne liguen e kampobave hongri gola koti ;;po te shte strakosha gazetaret italiane do ta kritikonin por jane tyca ; y eshte kti prandaj lazio eshte ne vendine 7 dhe nuk do te luaje vitin tjeter ne liguen e kampionave ;;;meci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online