Arsenali nuk lë vend për surpiza dhe Roma nderon Italinë, mësoni gjysmëfinalistët e Europa League

Kanë përfunduar mbrëmjen e sotme edhe ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Europa League. Megjithëse në Londër u befasuan nga Slavia e Pragës, “topçinjtë” nuk lënë vend për surpriza në Çeki. Arsenali mposht me shifrat e thella 0-4 kundërshtarët dhe siguron kështu kualifikimin në gjysmëfinale.

Ndërkohë Roma mbetet e flamuri i vetëm i Serie A në Europë. Verdhekuqtë nderojnë italinë dhe eliminojnë një fabrikë talentesh si Ajaksi. Rezultati i sotëm 1-1 i kombinuar me fitoren 1-2 në Amsterdam i fal Romës kualifikimin.

Ndërkohë dy ekipe të tjera që prekin gjysmëfinalen janë Vijareali dhe Mançester Junajtid. Spanjollët kanë triumfuar sërish ndaj Dinamos së Zagrebit, këtë herë me shifrat 2-1. Sa i përket “djajve të kuq”, një tjetër fitore 2-0 ndaj Granadës i dërgon një hap larg finales së këtij kompeticioni.

Takimet e radhës do të jenë ato mes Vijareal-Arsenal dhe Mançester Junajtid-Roma, nga ku do të mësohet edhe çifti finalist që do të synojë të ngrejë lart trofeun, i cili veç të tjerash të siguron një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online