Kur do të kthehen tifozët në stadiume në Shqipëri? Nëse UEFA ka lajmëruar se kampionati europian do të zhvillohet me tifozë deri në 25% të kapacitetit, në vendin tonë jemi ende larg nga këto organizime të tilla.
Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar se Shqipëria e arrin imunitetin e tufës në pranverën e ardhshme. Doktoresha është shprehur se në tremujorin e parë të vitit 2022 mund të zhvillohen me prezencën e spektatorëve aktivitetet kulturore dhe ato sportive. /Sport Ekspres/