Sipas rutinës, rreth një orë e gjysmë përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri-Lihtenshtejn, futbollistët e dy skuadrave kanë zbritur në fushë për të parë terrenin, para se të bëhet gati për nxehjen.
Lojtarët kuqezinj kanë qenë në fushë për të parë një terren që në fakt e njohin mirë dhe e kanë gjetur në gjendje shumë të mirë.
E kundërta ka ndodhur me ekipin e Lihtenshtejnit, që është strukur i tëri në stol, për të evituar diellin përvëlues. Edhe dje drejtuesit dhe lojtarët e Lihtenshtejnit nuk e fshehën që ishin të sikletosur nga temperaturat mjaft të larta në Shqipëri, ndaj sot do të vuajnë dyfish.